Greqi – Arrestohet grupi i DHKP-C që planifikonte atentat ndaj Erdoganit

Mediat greke pretendojnë se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ishte në objektiv të 9 anëtarëve të organizatës terroriste DHKP-C, të cilët u arrestuan në Greqi.

Mediat greke pretendojnë se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ishte në objektiv të 9 anëtarëve të organizatës terroriste DHKP-C, të cilët u arrestuan në Greqi.

Gazeta “To Vima”, e cila referohet në burimet e sigurisë, pretendon se të dyshuarit e organizatës terroriste DHKP-C “planifikonin të kryenin atentat ndaj Presidentit Erdoğan”.

Në artikullin e gazetës thuhet se në disa shënime të konfiskuara nga policia greke (ELAS) gjatë operacioneve të realizuara, është zbuluar një plan i cili tregon se anëtarët e organizatës “planifikonin atentat ndaj Presidentit Erdoğan me raketahedhës, bomba dore dhe koktej molotovi”.

Gazeta në fjalë shkruan se plani për atentat ndaj Erdoğan-it është emëruar me kodin “Akrep”. Në artikullin e gazetës greke thuhet se “sulmi do të kryhej gjatë kalimit të autokolonës së presidentit turk me raketahedhëse nga të dyja anët dhe se një grup i terroristëve do të vazhdonte sulmin nga pjesa e pasme e automjetit”.

Më tej thuhet se “forcat e sigurisë vazhdojnë aktivitetet për të gjetur raketahedhësit dhe municionet të cilat mendohet se janë fshehur nën tokë në malin Parnitha, në lindje të Athinës”.

Aktualitet