Protesta kundër vendimit të Trumpit në Washington

Në protestën e organizuar nga Këshilli i Organizatave Myslimane në SHBA (USCMO) dhe i mbështetur nga grupe të ndryshme, përfshirë edhe Komitetin Kombëtar Administrativ Turko-Amerikan (TASC), protestuesit u mblodhën në parkun, i cili ndodhet në mes të Monumentit të Washingtonit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë protestës u shpalos flamuri palestinez prej 50 metrash ndërsa pati pankarta me mbishkrime “Liri për Palestinën”, “T’i jepet fund pushtimit”, si dhe slogane kundër Trumpit.

Në këtë protestë liderët e organizatave civile mbajtën nga një fjalim të shkurtër.

Sekretari i Përgjithshëm i USCMO-s, Usame Xhemal tha se qytetarë nga shumë shtete federale amerikane kanë shkuar në Washington për të shprehur mbështetje për Palestinën.

Xhemal në fjalimin e tij kritikoi Trumpin me ç’rast tha se myslimanët duhet të reagojnë së bashku kundër këtij vendimi.

Kryetari i TASC-ut Halil Mutlu foli mbi persekutimin e ushtruar në Jerusalem. “Përshëndetje për liderin e të gjithëve, liderin e umetit, presidentin Erdoğan”, tha Mutlu. Pas këtyre fjalëve protestuesit brohoritën slogane në favor të Erdoğan-it.

“Jerusalemi është vija e kuqe për myslimanët. Myslimanët e shumë rajoneve të botës, të krishterë dhe hebrenj kundërshtuan vendimin e Trumpit për Jerusalemin. Ne jemi kundër këtij vendimi dhe kërkojmë tërheqjen e tij. Ky vendim mund të tërhiqet me presionet tona”, tha Mutlu. (AA)

Aktualitet

Archives