Shkodër : Ekzekutohet me armë zjarri një 32 vjeçari, trupi i pajetë u gjet në makinë

Policia e Shkodrës ka zbardhur të tjera detaje lidhur me vrasjen me armë zjarri të ndodhur paraditen e sotme në këtë qytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, kohë kur është njoftuar salla operative se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është gjetur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i një personi.

Nga hetimet paraprake rezultoi se viktima ishte 32 vjeçari, Angjelin Shkami, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistole. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga  D.V.P. Shkodër për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së.

Aktualitet

Archives