Turqia përfundoi restaurimin e xhamisë Ketchaoua në Algjeri

Xhamisë Ketchaoua është njëra prej simboleve të pavarësisë të Algjerisë.

Ka përfunduar restaurimi i Xhamisë Ketchaoua, një ndër simbolet e miqësisë 500-vjeçare mes Turqisë dhe Algjerisë si dhe simboli i pavarësisë së Algjerisë.

Xhamia e cila gjendet në rajonin e quajtur Kasba në kryeqytetin e vendit, dhe për të cilën rrëfehet se është ndërtuar në vitet 1500, gjatë historisë për shkak të pushtimeve dhe konflikteve disa herë është përdorur jashtë qëllimit.

Në Algjeri, e cila 300 vjet ka qenë një ndër qendrat më të rëndësishme të Shtetit Osman, në periudhën 132 vjeçare koloniale pas pushtimit francez në vitin 1830, një numër i madh i monumenteve historike janë shkatërruar ose përdorur jashtë qëllimeve të tyre.

Xhamia Ketchaoua, një ndër simbolet kryesore të Algjerisë në bregdetin e Detit Mesdhe, pas pushtimit francez së pari është përdorur si depo ushtarake, kurse pastaj vendbanim për kryepeshkopët të këtij vendi. Pas shkatërrimit të xhamisë në vitin 1844 në vend të saj është ndërtuar një kishë e madhe dhe kjo ndërtesë kishte mbetur si katedrale deri në pavarësinë e Algjerisë në vitin 1962. Hapësira para xhamisë filloi të përmendet si sheshi i dëshmorëve pasi që në periudhën kur ishte shndërruar në kishë shkaktoi reagimin e madh të popullsisë dhe ndodhën ngjarjet ku humbën jetën qindra algjerian kundër francezëve.

Kjo xhami e cila ka një vlerë të madhe shpirtërore tek algjerianët dhe për të cilën kanë rënë dëshmorë, pas okupimit francez është shndërruar në simbol të pavarësisë.

Aktualitet

Archives