Terroristët e PKK-së dëmtuan një xhami dhe shkatërruan disa kopje të Kur’anit

Bëhet fjalë për xhaminë Geylan, ku përveç dëmtimit të xhamisë, në muret e jashtme vërehen gjurmë shkatërrimi, ndërsa kopjet e Kur’anit janë djegur dhe shpërndarë nëpër xhami.

Terroristët e PKK-së kanë përdhosur një xhami dhe disa kopje të Kur’anit në provincën juglindore turke Sirnak, ku në vazhdim janë operacione anti-terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton ekipi i AA-së nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për xhaminë Geylan, ku përveç dëmtimit të xhamisë, në muret e jashtme vërehen gjurmë shkatërrimi, ndërsa kopjet e Kur’anit janë shqyer, djegur dhe shpërndarë nëpër xhami.

Xhamia është përdhosur pasi terroristët e PKK-së e shfrytëzuan objektin fetar gjatë muajit të fundit.

Një burim anonim për AA konfirmoi se terroristët pas daljes nga xhamia në hyrjen e saj aktivizuan një bombë të improvizuar e cila dëmtoi rëndë faltoren.

Aktualitet

Archives