Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së i drejtohet personelit të medias nga 70 vende të botës

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Turk (TRT), Ibrahim Eren bëri të ditur se mendojnë se gazetaria (përgatitja e lajmit) nuk duhet të jetë objektive dhe kërkojnë që në gazetari të jenë jo asnjëanës por të ekuilibruar.

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Turk (TRT), Ibrahim Eren bëri të ditur se mendojnë se gazetaria (përgatitja e lajmit) nuk duhet të jetë objektive dhe kërkojnë që në gazetari të jenë jo asnjëanës por të ekuilibruar.

TRT organizoi një darkë premierë në kuadër të Programit të 5-të Ndërkombëtar të Trajnimit të Medias (UMEP) së zhvilluar në ‘Adalya Elite Lara Otel’ me qëllim të ndarjes (përcjelljes) së eksperiencës së transmetimeve të Turqisë me gjithë botën.

Në fjalimin e mbajtur në këtë darkë, ku morën pjesë 160 punonjës të medias nga 70 vende të botës, Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Turk (TRT), Ibrahim Eren tha se në kuadër të këtij programi u mbajtën seanca të ndryshme në kategorinë e televizionit, lajmeve, radios dhe medias së re.

Ai tërhoqi vëmendjen se në sektorin e televizionit, serialet turke gjatë 15 viteve të fundit kanë ndërmarrë një distancë tepër të madhe dhe janë ‘eksportuar” jashtë shtetit më shumë se 100 seriale turke.

Seriali shumë i ndjekur i TRT-së, “Zgjimi – Ertugrul” (Dirilis Ertugrul) është një nga serialet që ka regjistruar ndjekjen (reyting) më të lartë në historinë e transmetimeve në Turqi, nënvizoi Eren dhe shtoi: “Seriali Ertugrul është ‘eksportuar’ në mbi 100 vende. Rreth 30% e serialeve që ndiqen brenda një vendi jashtë shtetit përbëhet nga serialet turke. Kjo është një shifër shumë e rëndësishme. Përse pëlqehen kaq shumë serialet turke? Para së gjithash Turqia zotëron një multikulturë. Turqia është një vend që mirëpret kultura të shumta, ka aftësinë të bashkëjetojë me to dhe është krenare për këtë. Sipas strukturës sociale, kultura turke i jep një rëndësi të madhe familjes dhe e vendos familjen në qendër të jetës. Kjo pasqyrohet edhe në serialet turke”.

Ai rikujtoi se serialet turke zgjasin mesatarisht 110 minuta, dhe shtoi: “Në vit në Turqi prodhohen 80 deri në 90 seriale. Një serial gjatë sezonit transmetohet 36 javë në ekran. Kjo krijon një industri të pamasë. Ndërsa ajo që siguron eksportin jashtë shtetit të kësaj industrie është konkurrenca”.

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së bëri të ditur se gazetaria në botë ka marrë një drejtim tjetër.

“Në botë, kur flitej për gazetari ndërkombëtare, na vinin në mend një ose dy kanale. Tani kanale të ndryshme ndërmarrin këtë detyrë. Ne si Radio Televizioni Turk shpresojmë të sjellim një perspektivë ndryshe të botëkuptimit të përgatitjes së lajmit. Mendojmë se gazetaria nuk do të jetë gazetari objektive. Ne jemi jo për asnjanësim por për ekuilibrim. Ne nuk mund të qëndrojmë në distancë të njëjtë si për vrasësin ashtu edhe për të pafajshmin. E ripërsëris, ne nuk jemi pro asnjanësimit por jemi pro lajmit të ekuilibruar. Nuk është e mundur të bëjmë lajm pa përfshirë edhe ndjenjat si njerëz. Statistikat që ne japim janë njerëz. Ne kemi si qëllim që në gjuhën tonë të lajmit të vëmë në qendër njeriun, që të krijojmë gjuhën që shpjegon njeriun në historitë të tregojmë. Ne kërkojmë nga ju që të bëni lajme që kanë në qendër njeriun dhe që janë zëri i ndërgjegjes globale dhe të prodhoni përmbajtje në televizion që marrin në konsideratë nevojën sociale të shoqërisë” u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Turk (TRT), Ibrahim Eren.

Aktualitet

Archives