Cipras: Greqia vazhdon bashkëpunimin me Turqinë në fushën e sigurisë dhe drejtësisë

Kryeministri grek bëri deklarata të rëndësishme për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) para vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Greqi.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras bëri të ditur se janë duke e vazhduar bashkëpunimin me Turqinë në fushën e sigurisë dhe drejtësisë.

Kryeministri grek bëri deklarata të rëndësishme për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) para vizitës së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) që do të zhvillohet më datat 7-8 dhjetor.

Duke e bërë të ditur se sot në rajon dhe Evropë po kalohet nëpër një periudhë, ku po jetohen vështirësi të rëndësishme  në fushat e stabilitetit, sigurisë, ekonomisë së rajonit dhe të migrimit, Kryeministri grek Cipras tha: “Turqia dhe Greqia, vende këto që ndodhen udhëkryqin e tre kontinenteve, duhen të jenë të afta edhe për t’iu bërë ballë këtyre vështirësive edhe për ti kapur mundësitë të cilat i ofron rajoni. Në këtë kontekst është shumë e rëndësishme për të zhvilluar dimensionin dypalësh të dialogut dhe të marrëdhënieve”.

Cipras nënvizoi gjithashtu se krahas marrëveshjes së migrimit të arritur mes BE-së dhe Turqisë edhe marrëveshja e ripranimit duhet të zbatohet në mënyrë sa më efikase të jetë e mundur, në të njëjtën kohë janë edhe projektet e rëndësishme në sektorët e rrjetit të transportit, energjisë, tregtisë, kulturës dhe turizmit.

Shefi i qeverisë greke bëri të ditur se brenda një kohe të shkurtë do të fillojë me punë edhe linja detare mes Selanikut dhe Izmirit, ndërsa do të rihapet edhe linja hekurudhore mes Selanikut dhe Stambollit.

Ai gjithashtu tha se Deti Egje dhe ai i Mesdheut nuk duhen të jenë dete të tensionimit dhe konflikteve, por duhen të jenë dete të paqes dhe dialogut, ndërsa shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të zhvillohen mbi themelet e të drejtës ndërkombëtare, Traktatit të Lozanës dhe respektit reciprok.

Cipras shtoi se shtimi i shkeljeve të hapësirave ajrore dhe të piketimeve rrisin edhe mundësinë për aksidente dhe tha se “Tani është koha për të rigjallëruar masat e rritjes së besimit dhe negociatat e eksplorimit”.

Kreu i qeverisë greke bëri të ditur se problemet e migrimit dhe të sigurisë bënë që të mbrohen në mënyrë reciproke interesat e marrëdhënieve BE-Turqi dhe në këtë kontekst dialogu për procesin e anëtarësimit të Turqisë dhe se dialogu mes BE-së dhe Turqisë sot është më i rëndësishëm se kurrë më parë.

Cipras tha se Turqia me përmbushjen e detyrimeve të saj dhe me ndalimin e kalimeve nëpërmjet Detit Egje tregoi besnikërinë e saj ndaj marrëveshjes me BE-në.

Ai kritikoi disa vende anëtare të BE-së, të cilat problemin e migrimit e shikonin si “problem i Mesdheut” dhe tha se “Kjo i shërben vetëm forcimit të ekstremit të djathtë dhe në largimin e Greqisë dhe Turqisë, e cila mirëpret 3 milionë refugjatë”.

“Kohëve të fundit në marrëdhëniet mes dy vendeve u jetuan disa probleme dhe çaste të vështira”, deklaroi Cipras, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Besoj se vizita e një presidenti turk pas dhjetëra vitesh do të jetë një rast i mirë për hedhjen e hapave më të guximshme në drejtim të së ardhmes”.

Ndërkaq në lidhje me ekstradimin e puçistëve të ikur në Greqi pas tentativës së dështuar të grusht shtetit të ndërmarrë më 15 korrik të vitit të kaluar, Kryeministri grek bëri të ditur se do të respektohen vendimet e gjyqësorit dhe tha se “Qëndrimi im përtej kësaj çdoherë ka qenë i qartë. Greqia nuk mirëpret puçistët. Në këtë kuadër ne jemi duke e vazhduar bashkëpunimin tonë me Turqinë në fushat e sigurisë dhe drejtësisë”.

Ndërsa në lidhje me problemin e ishullit të Qipros Cipras tha se “Është e rëndësishme që të dërgojmë një mesazh përkrahjeje për rifillimin e negociatave për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të drejtë të bazuara në rezolutat e OKB-së. Këto negociata duhet të rifillojnë posa të jenë të gatshme të dyja komunitetet dhe duhet të përgatiten që të garantojnë sukses”.

Aktualitet

Archives