Rama-Basha’: Nisen të dy për Bruksel, por…

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, pas ditësh përmbytje, sot janë nisur drejt Brukselit.

Rama pritet që sot të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel, si i ftuar nga shefja e politikës së jashtme në BE, Mogherini.

Shefi i qeverisë do të jetë prezent në këtë takim bashkë me kryeministrat e vendeve të Ballkanit.

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha do të jetë në Bruksel për takimet me PPE.

“Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, ku marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta europiane, të qeverive të vendeve europiane dhe të institucioneve të Bashkimit Europian.

Zoti Basha do të ketë takime të veçanta me përfaqësues të lartë të politikës europiane, për të diskutuar për situatën politike dhe ekonomike të Shqipërisë dhe veçanërisht rreth sfidave të integrimit të vendit në Bashkimin Europian,” thuhet në deklaratën e PD.​

Ndonëse të dy liderët sot udhëtojnë drejt të njëjtit destinacion, nuk dihet ende nëse Basha e Rama do udhëtojnë në të njëjtin avion.

Vizitat e tyre vijnë pasi mediat kanë raportuar se po rikthehet ‘marrëdhënia miqësore mes Bashës dhe Ramës.

Të dy janë shfaqur në terren gjatë përmbytjeve dhe kryeministri Edi Rama e ka falenderuar dy herë rivalin e tij demokrat. Ky i fundit u shfaq në shoqërinë e një kryebashkiaku socialist.

Aktualitet

Archives