Shpërthimi i nënstacionit Shkodër, njëri prej elektriçistëve do niset drejt Italisë

Elektriçisti, Erion Hafizi, i cili mbeti i plagosur si shkak i shpërthimit të nënstacionit në Shkodër, do të niset për shërbim të specializuar në Itali, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.  Ndërsa gjendja e dy punojësve të tjerë Afrim Halluni dhe Agron Berisha, është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.  

Elektriçisti, Erion Hafizi, i cili mbeti i plagosur bashkë me dy kolegë të tij si shkak i shpërthimit të ndodhur në nënstacionin e Shkodrës, është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Me ndërhyrjen e Ministres së Shëndetësisë, punonjësi i OSHEE-së pritet që të niset sot drejt Italisë për trajtim më të specializuar.

Ndërsa  gjendja e dy punonjësve të tjerë Afrim Halluni dhe Agron Berisha është e stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta  Manastirliu dhe Administratori i Përgjithshëm i OSHEE vizituan të plagosurit në  Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Aktualitet

Archives