Kreu i Emergjencave Civile: Qytetarët që u përmbytën në 2015, të lënë banesat

Kreu i Emergjencave Civil, Shemsi Prençi ka dhënë informacion për situatën nga reshjet dhe masat e ndërmarra. Ai ka thënë se pritet një përkeqësim i situatës në juglindje dhe verilindje duke e krahasuar situatën të ngjashme me atë të vitit 2015.

Prençi kërkoi nga qytetarët që janë preku nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat ose të strehohen në katet e dyta të banesave.

Në një prononcim për ‘News 24’ ai tha se në të gjithë territorin e vendit ka pasur reshje, dhe situata ka qene më problematike në Tiranë dhe në aksin rrugor Vorë Tiranë dhe në aksin Vorë-Thumanë.

“Ka pasur prezencë uji edhe në aksin Gjirokastër-Thumanë. Ka pasur probleme në aksin rrugor Vorë Thumanë, pasi kishte prezencë uji deri në dy metra në disa biznese. Strukturat kanë qenë në ndihëm të qytetarëve. Një pjesë e qytetareve nuk kanë respektuar edhe thirrjen për të evituar lëvizjet. Pritet të përkeqësohet situata në rajonin juglindor dhe verilindore dhe mund të kemi përmbytje si në vitin 2015. Banorët që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat. Do ketë edhe evakuime me forcë nëse nuk zbatohen rregullat”, u shpreh ai.

Po ashtu tha se aksi rrugor i Thumanës duhet të evitohet dhe se bizneset duhet të ndërpresin aktivitetin në akset rrugore që mos bëhen pengesë.

Aktualitet

Archives