Emergjencat Civile japin alarmin, priten përmbytje e vërshime të lumenjve

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit por edhe nga shërbimet meteorologjike që bashkëpunojnë me Emergjencat Civile moti në të gjithë territorin e vendit gjatë datës 30 Nëntor dhe 4 Dhjetor 2017, do jetë shkojë drejt përkeqësimit.

Përgjatë këtyre diteve priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa.

Reshjet maksimale do t’i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë dhe nga llogaritjet pritet që të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj dhe përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore si: Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

Përgjatë datave 30.11.2017 dhe 01 – 02.12.2017 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.

Nga llogaritjet paraprake këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet

Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora – njofton IGJEUM.”

Aktualitet

Archives