Zjarr në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër

Përfshihet nga flakët godina e Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër. Zjarri ka përfshirë katin e dytë të ndërtesës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të zjarrëfikëses të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa nuk dihet ende shkaqet e zjarrit.

Aktualitet

Archives