Arrestohen 22 persona për vjedhje të energjisë, ndërtim pa leje dhe prerje të pyjeve

Policia e Shtetit ka vënë në prnaga 22 persona për veprat e penale të vjedhjes së energjisë elektrike, për ndërtime të paligjshme dhe për prerje të pyjeve.

Në të gjithë vendin, Strukturat e Policisë së Shtetit edhe gjatë javës që lamë pas kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme”, konkretisht në parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin kanë vepruar në terren 70 grupe të përbashkëta POLICI-OSHEE. Janë kryer 2.558 kontrolle në terren. Gjatë kontrolleve u evidentuan 20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 20 autorë. Nga këta,11 autorë janë arrestuar në flagrancë, 2 autorë janë shpallur në kërkim dhe 7 autorë ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 35 raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 35 autorë nga të cilët, 8 autorë janë arrestuar në flagrancë, 25 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 autorë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, në të gjithë vendin ka nisur operacioni “Roja e Gjelbër”, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 10 raste me 10 autorë, nga të cilët 3 jane arrestuar në flagrancë, 5 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 11 raste me 11 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë. on

Aktualitet

Archives