Rasti Praljak: autoritetet holandeze hetojnë si e kontrabandoi helmin në sallën e Gjykatës së Hagës

Autoritetet holandeze kanë hapur hetimet në lidhje me mënyrën sesi i dënuari kroato-boshnjak për krime lufte, arriti të fuste helmin në sallën e gjykatës së Hagës ku vrau veten gjatë seancës që i konfirmoi dënimin me 20 vjet burg dhe që po jepej live në televizion.

72-vjeçari Slobodan Praljak, ndërroi jetë në spital, pasi kishte gëlltitur përmbajtjen e një shisheje të vogël në seancë, ndërsa përpara se ta bënte këtë e shpalli veten të pafajshëm.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, sulmoi ashpër Gjykatën Penale të Hagës. Vendimet konfirmuese për Praljak dhe pesë të dënuar të tjerë i dhanë fund më shumë se 20 vjetëve punë të Gjykatës për krimet e kohës së luftërave në Ish-Jugosllavi

Aktualitet

Archives