Edi Rama refuzon 16 amendamentet e PD

Kryeministri Edi Rama nuk i ka marrë në konsideratë 16 propozimet që PD-ja ka paraqitur në Kuvend lidhur me Buxhetin e vitit 2018, që duhet të votohet sot. Rama theksoi se të gjitha ishin ide të vitit 2005, nuk kishin asgjë të re, përfshirë “taksën e sheshtë të Saliut”, siç u shpreh ai.

Rama e mori fjlën pas ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e akuzoi Ramën si themeluesin e narkoshtetit. Por Kryeministri i anashkaloi akuzat, edhe ato për vëllanë e tij, Olsi Ramën, por foli për Buxhetin.

“Kushdo që ndjek punimet e parlamentit ndjek një grup njerëzish qesharakë që vazhdojnë teatrin e vet. Unë do të vazhdoj me një grup gjërash si amendamente që na janë vënë përpara nga opozita dhe që provojnë ato që njerëzit shohin dhe dëgjojnë përditë, që PD nuk ka ansjë vizion alternativ për Shqipërinë, asnjë program alternativ për të ardhmen dhe asnjë ide veç ideve të saj të vjetra të shkruara në programin e saj të 2005-ës thjesht dëshira të natyrës elektorale.

Një paketë propozimesh e bazuar mbi programin elektoralë të vitit 2005 dhe nuk ka asgjë të re.

Një grup parlamentar që vjen i propozon Kuvendit ide të 20015-ës. Masa të parashikuara të parashikuara në programin elektoral të 2005. Zgjidhje të ofruara në atë program të 12 viteve më parë që gjatë qeverisjes rezultuan zgjidhje pa zgjidhje. Kjo është e vërteta. Po t’i marrim me radhë, shohim se uji që rreh sot në havan PD nuk ka asnjë lidhje me rrjedhën e zhvillimit të vendit. Thjesht me “më ka çuar nëna me la gojën”.

Ju thoni se duhet shpërblim për pensionistët. Sikur po vini nga  hëna. E dini ju apo që kemi caktuar shpërblim për pensionistët? A ishit këtu?

Ju thoni për tekstet e librave që të bëhen falas. Po pse nuk i bëtë kur ishin 8 vjet në pushtet?!

Ne kemi mundësinë t’i bëjmë falas nga klasa e 5-të deri në të 9-ën për familjet në nevojë.

Po për ish-të përndjekurit, pse nuk e bëtë? Se jeni ju që bëtë që qindra ish- të burgosur politikë të ikin në atë botë pa marrë asnjë qindarkë, ndërsa ju ia keni dhënë paratë spiunëve. Ne do t’ia japim paratë ish-të përndjekurve dhe jo trashëgimtarëve dhe spiunëve. Dhe unë jam i lumtur që PS e ka listën e të gjallëve. Dhe që futëm edhe Daut Gumenin dhe ata që nuk kishin aplikuar, se nuk besonin më.”

Më pas Rama vazhdoi duke rrëzuar amendamentet e PD, me ironi ndaj PD-së: “Ju kishin zero mësues për fëmijët me aftësi të veçanta, ne kemi mbi 260. Tani ku e gjeni kurajon që e bëni propozim?! Unë di ku e gjeni, është kurajua e pafytyrësisë.”

Duke iu referuar propozimit të PD për të shtuar fondin për kulturën, Rama sërish shigjetoi ish-Kryeministrin: “Shoku Sali e ka luajtur futbollin me gurë….Tani hajde këtu shoku Ramiz, hajde fol këtu, fute fishen, fol për krimin, drogën, Saimir Tahirin…”

Pas Ramës, e mori fjalën menjëherë për replikë, kryetari i PD, Lulzim Basha.

Aktualitet

Archives