Erdogan bën thirrje për rritjen e tregtisë mes vendeve myslimane

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kërkoi të mërkurën nga vendet myslimane që të favorizojnë një sistem preferencial të tregtisë gjatë Sesionit të 33-të Ministror të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC)…

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kërkoi të mërkurën nga vendet myslimane që të favorizojnë një sistem preferencial të tregtisë gjatë Sesionit të 33-të Ministror të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC).

“Ne duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë në projektet për rritjen e tregtisë me nesh”, deklaroi Erdogan në fjalën e hapjes së takimit, në Qendrën e Kongreseve të Stambollit (ICC).

“Për të përmirësuar bashkëpunimin ekonomik dhe komercial mes nesh, është esenciale t’u ofrojmë popujve tanë një jetë të begatë siç e meritojnë”, tha ai.

“Pra, ne duhet të gjejmë mënyra për të përdorur me më shumë efikasitet programe të tilla si Organizata e Bashkëpunimit Islam dhe COMCEC-i”, shtoi kreu i shtetit turk.

Detyra jonë – vijoi Erdogan – është të transformojmë hapësirën gjeografike islame në një pellg të rëndësishëm prodhimi, me masa që synojnë nxitjen e progresit ekonomik, teknologjik dhe kulturor.

Pasi tërhoqi vëmendjen mbi mundësitë e krijuara nga popullsia e rëndësishme e botës myslimane dhe nga burimet nëntokësore të saj, Erdogan tha: “Shqetësimi ynë kryesor është të përdorim këto pasuri.”

Si platforma më e lartë ministrore e OIC-së, organizata e dytë më e madhe ndërqeveritare pas Kombeve të Bashkuara, COMCEC-i synon të përmirësojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes vendeve anëtare.

Organizata e ka selinë e saj në Ankara dhe kryesohet nga Presidenti Erdogan.

Ajo është themeluar gjatë Samitit të 3-të Islam në vitin 1981 dhe është funksionalizuar më 1984-n.

Aktualitet

Archives