Apple me prodhim te ri iPhone SE

Apple do të nxjerrë në shitje një gjeneratë të dytë të iPhone SE në gjysmën e parë të 2018-ës sipas medias Kineze Economic Daily News.

Sipas raportit, iPhone SE 2 do të prodhohet nga kompania tajvaneze Wistron në fabrikat e saj në Indi ku aktualisht prodhon disa prej komponentëve të iPhone SE.

Apple prezantoi iPhone SE për herë të parë më 21 Mars 2016 dhe telefoni doli në shitje një muaj më pas. Sipas spekulimeve, iPhone SE 2 mund të prezantohet gjithashtu në muajin Mars.

Telefoni pritet të ketë procesorin e ri Apple A10 Fusion, 2GB RAM, 32GB dhe 128GB  memorie të brendshme, 12 megapiksel kamër të pasme, 5 megapiksel kamër frontale dhe një bateri 1,700 mAh.

Modeli aktual i iPhone SE është një kopje e iPhone 5S në dizajn përfshirë ekranin e vogël 4 inç. Telefoni ka procesor Apple A9 ashtu si iPhone 6S dhe 6S Plus si dhe 2GB RAM.

Apple nuk ka rifreskuar këtë linjë që nga debutimi por ka dyfishuar kapacitetin në 64GB dhe 128GB në Mars të këtij viti. Gjithashtu kostoja e telefonit është reduktuar në 349 dollar.

Aktualitet

Archives