Muzikali turk “Legjenda e Zogut Feniks” në Tiranë

Mbrëmjen e të martës nën kujdesin e Presidencës turke në rrugëtimin drejt Ballkanit është organizuar në Tiranë  Muzikali “Zümrüd-ü Anka” “Legjenda e Zogut Feniks” duke sjellë për artdashësit kulturën dhe qytetërimin turk,

Të pranishëm në këtë program artistik ishin ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, përfaqësues të institutit turk “Yunus Emre” në Tiranë, artistë, studentë dhe artdashës të shumtë të kryeqytetit të Shqipërisë.

Ky muzikal ka si qëllim të prezantojë në të gjithë botën vlerat historike dhe kulturore të Turqisë. Ndalesa e parë i muzikalit në Ballkan ishte në Selanik të Greqisë në 19 Nëntor 2017 dhe më pas në Shkup.

Kori i Departamentit të Muzikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Radio-Televizizionit të Turqisë,  TRT-së, në turneun ballkanik të shfaqjes ka një ekip të përbërë nga 45 artistë, ndërsa dirigjenti i artistëve është Musa Göçmen.

Argërtimi dhe relaksi nuk munguan gjatë kësaj mbrëmje, duke zgjuar akoma dhe më shumë kureshtjen e pjesmarrësve.

Stafi i muzikalit është i përbërë nga orkestra simfonike, instrumentistë të muzikës tradicionale turke dhe valltarë, ku me performancën e tyre për artdashësit e Tiranës, kanë paraqitur vlerat e kulturës turke, në përshtatshmëri me temën dhe mësimet e legjendës së zogut feniks.

Vlen të përmendet se shfaqja e parë e këtij muzikali është mbajtur në Pallatin e Kongreseve ‘Haliç’ më 6 maj, si dhe të 10 shfaqjeve në Antalia në kuadrin e ‘EXPO 2016’.

Pas shfaqjes së këtij muzikali në Tiranë,  stacioni i radhës do të jetë në Sarajevë, Beograd, Zagreb, Bukuresht dhe do ta përfundojë rrugëtimin Ballkanik në Sofje më 3 dhjetor 2017.

Programi artistik në Tiranë është organizuar me mbështetjen e Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ambasadës së Turqisë në Shqipëri dhe Radio Televizionit të Turqisë, TRT-së.

Aktualitet

Archives