Keshilla e ndërkombëtarëve: Largoni Llallën zgjidhni kryeprokuror të përkohshëm

OPDAT dhe EURALIUS propozon që Kuvendi të emërojë me shumicë të thjeshtë një kryeprokuror të përkohshëm derisa të ngrihet Këllilli i Lartë i Prokurorisë.

Mandati i Prokurorit të Prëgjithshëm në detyrë përfundon në fillim të dhjetorit ndërkohë Këshilli i Lartë Prokurorisë, i cili është përgjegjës për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm ende nuk është themeluar.

Ndërkombëtarët thonë se mandati i kryeprokurorit aktual nuk mund ta zgjasë asnjë autoritet kushtetues pas skadimit.

Opozita ka propozuar që mandati i kryeprokurorit aktual të shtyhet edhe për dy vite. ndërkohë nuk dihet nëse socialistët do të përzgejdhim më 30 nëntor në seancë plenare në parlament kryeprokurorin e ri.

Debati vjen në një kohë kur organi i akuzës po heton përfshihen e mundshme në trafik droge të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Aktualitet

Archives