Rusi – Putini takohet me Esedin, kërkon fillimin e procesit politik në Siri

Russian President Vladimir Putin (R) shakes hands with Syrian President Bashar al-Assad during a meeting at the Kremlin in Moscow, Russia, October 20, 2015. Assad made a surprise visit to Moscow on Tuesday evening to thank Putin for launching air strikes against Islamist militants in Syria. Picture taken October 20, 2015. REUTERS/Alexei Druzhinin/RIA Novosti/Kremlin ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. IT IS DISTRIBUTED, EXACTLY AS RECEIVED BY REUTERS, AS A SERVICE TO CLIENTS.

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe lideri i regjimit sirian, Beshar Esed, u takuan mbrëmjen e së hënës në qytetin Soçi të Rusisë.

Siç bën të ditur Kremlini përmes një komunikate me shkrim, gjatë takimit Putin-Esed është theksuar se procesi ushtarak në Siri duhet t’i afrohet fundit për të nisur tashmë procesin politik.

Pasi ka tërhequr vëmendjen mbi domosdoshmërinë e përcaktimit të linjave kryesore të procesit politik në Siri, lideri rus i është drejtuar Esedit me këto fjalë: “Unë jam kureshtar të njihem edhe me pikëpamjet tuaja në lidhje me Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian. I rëndësishëm është gjithashtu këndvështrimi juaj në procesin politik, që do të ndiqet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.”

Ndërsa Esedi ka shprehur gatishmërinë e regjimit për dialog me të gjitha palët, të cilat do të mbështesin procesin politik në Siri.

“I besojmë mbështetjes së Rusisë që fuqitë e huaja të mos ndërhyjnë në procesin politik sirian”, ka shtuar kreu i regjimit sirian, sipas komunikatës së Kremlinit.

Aktualitet

Archives