Holandë, protestë kundër sulmeve terroriste.

prtesta-HollandeNë protestën e mbajtur në sheshin e qytetit të Rotterdamit me iniciativën e Shoqatës së Vullnetarëve Turq të Holandës krahas përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile turke dhe marokene morën pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Ebutalip dhe deputeti i Partisë Denk,Tunahan Kuzu.
Në qytetin Rotterdam të Holandës është mbajtur një protestë kundër sulmeve terroriste të ndodhura kryesisht në Turqi dhe në vende të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestën e mbajtur në sheshin e qytetit të Rotterdamit me iniciativën e Shoqatës së Vullnetarëve Turq të Holandës krahas përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile turke dhe marokene morën pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Ebutalip dhe deputeti i Partisë Denk,Tunahan Kuzu.

Pjesëmarrësit në protestë krahas flamujve turk, maroken dhe holandez kanë mbajtur në duar edhe pankarta kundër terrorizmit. Ata duke vënë në dukje se terrorizmi kërcënon të gjithë njerëzimin, kanë dënuar sulmet e ndodhura kohët e fundit në Ankara, Stamboll dhe Bruksel si dhe kanë shprehur mesazhe solidarizuese në përkujtim të personave që kanë humbur jetën në këto sulme.

Aktualitet

Archives