Stambolli bëhet gati për samitin e prodhimeve hallall

Samiti Botëror Hallall (WHSI) dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) më 23 nëntor në Stamboll do të nisin Samitin “Halal Expo”, që organizohet nën patronazhin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministra dhe përfaqësues nga e gjitha bota do të bashkohen në samitin për të cilën Anadolu Agency (AA) është partneri global i komunikimit.

Pritet që të marrin pjesë më shumë se 7.500 persona dhe 150 top brende të ardhur nga mbi 80 vende, institucione dhe organizata, të cilat janë aktive në ushqimin hallall, financat islame, kozmetikën dhe mjekësinë islame.

Siç është paraparë, do të marrin pjesë krerët e shteteve të disa vendeve, përfshirë Somalisë, Pakistanit dhe Malajzisë, si dhe përfaqësues të disa organizatave ndërkombëtare si OIC, Banka Islamike për Zhvillim dhe Akademia Ndërkombëtare Islamike Fiqh.

Samiti do të nxjerr në pah vizionin e së ardhmes për sektorin hallall, ku do të prezantojnë pikëpamjet e tyre dhjetëra ekspertë. Programet e këtij samiti, që do të vazhdojnë deri më 25 nëntor, do të mbahen në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozimit në Stamboll.

Aktualitet

Archives