Sot është nata e bekuar e Beratit

Sipas besimit islam, nata e Beratit, është nata kur falesh me qëllim pastrimin (purifikim) nga gjynahet.

Nata e Beratit përkon me në natën e 15-të të muajit Shaban. Kjo natë na paralajmëron ardhjen e Muajit Ramazan, dhe faktin se duhet të përgatitemi shpirtërisht dhe fizikisht për agjërimin dhe obligimet e tjera fetare.

Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, publikoi një mesazh me rastin e Kandilit të beratit që është lajmëtari i muajit të Ramazanit.

“Kjo natë e begatë që është një ndalesë për njerëzit për të bërë llogarinë, për të rishikuar edhe një herë ekzistencën, duhet parë si një rast që të jep mundësinë për të reflektuar. Këtë natë, çdo besimtar, duhet të masë distancën nga keq bërja dhe duhet të vendosë edhe një herë për të mbyllur dyert që shkojnë tek e keqja” tha Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare, Mehmet Gormez.

Aktualitet

Archives