Byroja e Kuvendit rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e deputetit Ndreu

Byroja e Kuvendit, ka hedhur poshtë sot kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin me 10 ditë të deputetit Pjerin Ndreu.

Partia Demokratike kërkoi që deputeti socialist Pjerin Ndreu të përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pasi ka kërcënuar deputetin demokrat Ervin Salianji gjatë një mbledhjeje të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, javën e shkuar.

Në një mbledhje të zhvilluar mesditën e sotme Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se, “kjo mbledhje nuk munda ta shqyrtojë këtë rast sepse byroja nuk jep ndëshkime kur njerëzit shahen e fyhen ne komision. Ka parashikime veç për seancat plenare”.

Mes të tjerash, Ruçi duke përfituar nga fakti se në mbledhje ishin të pranishëm përfaqësues të partive, propozoi ndryshime në rregullore.

“Meqë jeni gjithë përfaqësuesit e partive ju kam mbledhur të propozoj ndryshime në rregullore ta përfshimë edhe fyerjet në komisione”, tha Ruçi.

Ndërkohë, deputetët demokratë kanë kundërshtuar vendimin e Byrosë. Nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka theksoi se mazhoranca mund të nxjerrë çdo argument, përderisa mbrojti ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Na keni thirrur për ndryshim në rregullore? Nuk ju duket absurde që na thërrisni për këtë argument. Ju mbrojtët Saimir Tahirin, nuk me bën përshtypje që mbrojtët Pjerin Ndreun”, pohoi Paloka. Ata

Aktualitet

Archives