Çështjet shqiptaro-greke, minstri Bushati: Zgjidhje mbi frymën evropiane, bazuar në të drejtën ndërkombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka deklaruar nga Kreta se është hapur një kapitull i rëndësishëm i marredhënieve Shqipëri-Greqi, pasi janë hapur tema që kërkojnë zgjidhje me  frymën eropiane, bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Kane vijuar edhe sot bisedimet mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kozias, për zgjidhjen e çeshtjeve shqiptaro-greke.

Në një prononcim për mediat atje, ministri Bushati është shprehur se “Ne kemi hapur një kapitull të rëndësishëm të marredhënieve, ku kemi tematizuar të gjitha çeshtjet që i konsiderojmë të hapura apo çeshtje që kemi këndshikime të ndryshme. Natyrisht, është bërë një punë voluminoze, sidomos dy ditët e fundit, me ngritjen e mekanizmit të nivelit të lartë ndërmjet dy palëve dhe këto dy ditë diskutime kanë qenë më konstruktive, më të strukturuara, pasi ka pasur një punë paraprake të mirë nga ekipet  respektive”.

Më tej, Bushati theksoi se “E kamë thënë dhe herë të tjera se kjo është një dosje jo e lehtë, rreth 70 e ca vjeçare, për pasojë, kërkon kohën e vetë dhe instrumentat më të përshtatshëm për një zgjidhje mbi frymën evropiane dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare”.

“Bëhet fjalë për një paketë dhe jemi përpjekur për t’i vendosur sipas një tematike të caktuar logjike, përsa kohë do të vazhdojmë në këtë proces konsultimi dhe në këtë proces diskutimi intensiv të imtësishëm me palën greke. Do të pëlqeja të jem i rezervuar dhe i matur në deklarime”, ka pohuar  Bushati nga Kreta. Ata

Aktualitet

Archives