Koment – Çfarë po ndodh në Arabinë Saudite?

Skyscrapers stand in the King Abdullah financial district in Riyadh, Saudi Arabia, on Saturday, Jan. 9, 2016. Saudi Arabian stocks led Gulf Arab markets lower after oil extended its slump from the lowest close since 2004. Photographer: Waseem Obaidi/Bloomberg via Getty Images

Jemi duke kaluar nga një periudhë e rrallë, ku politika ndërkombëtare është duke lëvizur në mënyrë shumë të shpjete dhe të trazuar.

Jemi duke kaluar nga një periudhë e rrallë, ku politika ndërkombëtare është duke lëvizur në mënyrë shumë të shpjete dhe të trazuar. Shfaqja e kësaj gjendjeje vihet re në një hapësirë të gjerë gjeografike; që nga kontinenti i Amerikës deri tek Lindja e Largët, që nga Gadishulli i Krimesë deri tek Jemeni. Diferencimi i kësaj periudhe, për shkak të vorbullës së paqartësisë në të cilën ndodhet sistemi ndërkombëtarë, nxjerr në shesh lloje të ndryshme krizash dhe konfliktesh. Padyshim që një prej fushave të krizës, është hapësira gjeografike e Lindjes së Mesme në të cilën gjendet edhe Turqia.  Intensitetit politik dhe ushtarak të rajonit që nuk bie nga rendi i ditës botëror me krizat që përjetohen në Siri dhe Jemen, kësaj radhe i janë shtuar edhe ngjarjet surprizë të jetuara njëra pas tjetrës në Arabinë Saudite. Atëherë çfarë po ndodh në Arabinë Saudite?

Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Arabinë Saudite më parë duhet të dimë strukturën e brendshme të këtij vendi. Regjimi saudit është një strukturë e lindur nga politizimi i aleancës dhe martesë që përkon me shekullin e 18-të ndërmjet kreut të fisit (klanit) Muhammad Ibn Saud dhe lëvizjes selefiste së Muhammad ibn Abd al-Wahhab. Kjo strukturë politike-fetare me bashkimin e fiseve të tjera të ngjashme në sociologji, në vitin 1920 arriti me sukses të krijojë një shtet. Me këtë drejtim, Arabia Saudite përbën një shembull të mirë të teorisë “Asabiyye” të Ibn Haldunit. Pika që e ndan vehabizmin nga vija synite është komentimi dhe zbatimi i ngurtë i veprës dhe besimit të islamit. Kjo gjendje ka shkaktuar përhapjen politike selefiste dhe rrymat radikale selefiste.

Kjo gjendje e Arabisë Saudite shkaktonte prej kohësh shqetësim tek aleati i afërt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës veçanërisht pas sulmeve të 11 shtatorit (15 nga 19 organizuesit ishin nënshtetas saudit).

Si rrjedhojë Uashingtoni i ka bërë presion Riadit për të zbatuar një program reformist për të penguar radikalizmin në Arabinë Saudite. Miratimi në Kongresin amerikan në shtator të vitit 2016 të një ligji, që i hap rrugë familjarëve të viktimave të 11 shtatorit për të ngritur padi kundër autoriteteve saudite, mjaftoi për tu vënë alarmi në Riad. Në këtë kuadër, deklarata e princit trashëgimtar para disa ditësh se “do të fshijë mbetjet e radikalizmit dhe do të sjellë islamin e moderuar” dha shenjën se në Arabinë Saudite do të fillojë të zbatohet një program reforme rrënjësore. Edhe procesi i krijimit të infrastrukturës politike të programit të reformës ishte kryer me vendosmëri dhe po me aq ashpërsi nga Mbreti aktual, Selman bin Abdulaziz. Grushti i pallatit të bërë për ti lënë fronin djalit të tij, Selmanit, padyshim që u bë shkak për kritika si nga familja mbretërore ashtu dhe nga rrethi i afërt dhe u bë shkak për opozitë.

Për këtë arsye është e pranueshme që të shihen në këtë aspekt zhvillimet e përjetuara mbrëmjen e 4 nëntorit, kur u arrestuan 11 princa, 4 ministra në detyrë, shumë ish-ministra, biznesmenë dhe patronë të medias.

Por udhëheqja e Riadit deklaroi se arrestimet dhe ndalimet janë realizuar në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Vala e parë dhe e dytë e arrestimeve dhe ndalimeve rastis me krijimin e Komisionit të Luftës Kundër Korrupsionit të themeluar me një vendim mbretëror.

Por duke lënë mënjanë të gjitha këto çështje marramendëse, mbajtja e vendit kyç të Arabisë Saudite nga aspekti i perëndimit si në politikën globale ashtu edhe rajonale qëndron në prezencën gjeopolitike dhe burimet e nëndheshme. Ky vend zotëron i vetëm 16% të rezervave të naftës në botë dhe me prodhimin e 10,5 milionë fuçi nafte në ditë, zë vendin e parë në botë. Gjithashtu, Kompania saudite e naftës, ARAMCO ka vlerën 2,5 trilion dollarë dhe prodhon naftën më fitimprurëse në botë.  Marrëveshja e armëve prej 400 miliardë dollarësh e Mbretit Selman me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe spekulimet ditëve të fundit se ARAMCO do të hapet në Bursën e Nju-Jorkut, shfaq para syve se çështjet e ditëve të fundit në Arabinë Saudite kanë edhe një dimension gjeo-ekonomik. Është e palogjikshme të mendosh se këto zhvillime qëndrojnë jashtë gjeopolitikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me udhëheqjen e Trump kanë shfaqur në mënyrë të hapur si me fjalë ashtu edhe me vepra se në rajon do të krijohet një paradigmë e re politike. A nuk ishin vizitat e para të presidentit Trump jashtë shtetit në Riad dhe Tel Aviv dhe poza e aleancës me Mbretin Selman dhe Abdulfettah Sisi përpara globit të kristalit shumë domethënëse?  Por si zhvillimet politike dhe strategjike brenda Arabisë Saudite ashtu si faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që kanë ndikuar për këtë nuk do të kufizohen me kaq. Koha do të tregojë se për çfarë ndikimesh dhe pasqyrimesh do të bëhen shkak këto zhvillime. Sepse llojet e furtunave që mbart shkretëtira kuptohen vetëm pas manifestimit.

Vlerësimi i Prof. Dr. Mustafa Sıtkı Bilgin

TRT Shqip

Aktualitet

Archives