PREFEKTI-DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SELAMİ ALTINOK, VIZITOI INSTITUTIN YUNUSEMRE SHKODËR

Prefekti-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Turqisë; Selami ALTINOK, Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ali ÇELİK, Kryetari i Departamenti të Luftës ndaj Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar Resul HOLOĞLU, Drejtori i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë Turgay OLGUN dhe delegacioni shoqërues, në kuadër të takimeve në Shqipëri, më datë 2 nëntor 2017 vizituan Institutin Yunus Emre Shkodër.
I gjendur në Shkodër në kuadër të takimeve në Shqipëri, Prefekti-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Turqisë; Selami ALTINOK dhe delegacioni shoqërues vizituan ndërtesën e Institutit dhe morën informacion nga drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër, Zafer KIYICI. Pas filmit promovues të Institutit Yunus Emre, drejtori i Institutit dha informacion mbi aktivitetet e zhvilluara. Më pas u zhvillua një bisedë një dhomën turke me Z. ALTINOK dhe delegacionin shoqërues. Z. ALTINOK, shpehu kënaqësinë dhe pëlqimin e tij për ndërtesën ku zhvillon aktivitetin Instituti Yunus EmreShkodër dhe për organizimet e realizuara.
Në përfundim të vizitës drejtori i Institutit shpërndau dhurata për Prefektin-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Turqisë; Selami ALTINOK, Zv. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ali ÇELİK, Kryetarin e Departamenti të Luftës ndaj Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar Resul HOLOĞLU, Drejtorin e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë Turgay OLGUN dhe zonjat e tyre të nderuara.
Z. ALTINOK, duke shprehur gëzimin dhe kënaqësinë për ekzistencën e Institutit Yunus Emre iu uroi suksese drejtorit dhe personelit të InstitutitYunus Emre Shkodër.

Aktualitet

Archives