Një xhami e re në Danimarkë

Në Danimarkë po ndërtohet një xhami e re që ka për të veçantë emrin e saj, “Hagia Sofia”, siç quhet pra ish-katedralja e famshme e Stambollit, si dhe faktin se në nisjen e punimeve të saj ka marrë pjesë një peshkop dhe kryebashkiaku lokal.

Ajo mund të përfundojë në fillim të vitit 2018.

Vendi ku do të ndërtohet xhamia ndodhet në Roskilde, një qytet 30 kilometra në perëndim të Kopenhagenit me gati 50,000 banorë. Tuncay Yilmaz, kreu i shoqatës jofitimprurëse të xhamisë, tha se ndërtimi nisi në shkurt të vitit 2016 me pjesëmarrjen e kryebashkiakut të Roskilde-s, Joy Mogensen dhe peshkopit Peter Fischer-Moller, e do të përfundojë në shkurt të vitit te ardhshem…

Aktualitet

Archives