Risi, zbulohet kanceri me ndihmën e celularit

Një kirgurg ka arritur që të zbulojë kancerin në qafën e tij në mënyrë rastësore duke përdorur një paisje elektrike me ultratinguj të lidhur me iPhone.

Dr. John Martin përdori një paisje të re të quajtur Butterfly iQ, një skaner në madhësinë e një makine rroje, që mund të shfaqte imazhet bardhë e zi të trupit në ekranin e Iphone.

Në këtë mënyrë ai vuri re një masë masive kancerogjene.

Paisja mund të përdoret në çdo pjesë të trupit dhe punon duke kapur tingujt në trup.

Butterfly iQ përdoret nga mjekët në spital por edhe nga njerëzit, duke ndihmuar në zbulimin e kancerit lehtësisht në shtëpi.

Aktualitet

Archives