Turqia do të hapë 5 ambasada të reja në kontinentin afrikan

Ambasadori i Turqisë në kryeqytetin Adis-Abebë të Etiopisë dhe në Bashkimin Afrikan, Fatih Ulusoy, njoftoi të hënën se Ankaraja po planifikonte të hapte 5 ambasada të reja në Afrikë.

Në një fjalim të mirëpritur në Universitetin e Adis-Ababës, Fatih Ulusoy deklaroi se ambasadat e reja janë në plan të hapen në Republikën e Afrikës Qendrore, Guinenë Ekuatoriale, Burundi, Sierra-Leone dhe Liberi.

Gjatë konferencës me temë “Turqia në Afrikë: Drejtuesit dhe Nxitësit e një Fuqie në Zhvillim”, ambasadori Ulusoy tha se kjo do të çojë në 44 numrin e përgjithshëm të ambasadave turke në kontinentin afrikan.

“Synimi i Turqisë është të ketë përfaqësi në 50 shtete të Afrikës”, shtoi ambasadori turk.

Ai foli gjithashtu për marrëdhëniet turko-etiopase.

Sipas Ambasadës së Turqisë në Adis-Abebë, në Etiopi operojnë aktualisht 165 kompani turke.

“Këto kompani krijojnë vende pune për 30.000 etiopas”, theksoi ambasadori Ulusoy duke sqaruar se investimet turke në Etiopi kapin vlerën e gati 3 miliardë dollarëve dhe përbëjnë rreth gjysmën e investimeve totale të Turqisë në Afrikën Nënsahariane.

Aktualitet

Archives