Përurohet shtëpia Vettingut

Publiku duhet të ketë besim tek drejtësia dhe Vettingu është rruga për të mbërritur tek kjo…

Me këtë moto me të cilën u përurua sot shtëpia e Vettingut, godina në të cilën anëtarët e Komisionit të Vettingut do të kryejnë punën e tyre.

Në ceremoninë e përurimit të Vettingut, morën pjesë dhe Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.

Mulaj:  Shumë shpejt do të bëjmë ndryshimin epokal

Nga ish-godina “Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve”, ku u inaugurua godina e Vettingut, Kryetarja e Kolegjit të Apelimi, Natasha Mulaj, iu ka premtuar të gjithë qytetarëve se do të bëhet drejtësi. “Drejtësia të funksionojë për të gjithë”, tha ajo, duke shtuar se gjithçka nis me sistemin. “Publiku duhet të ketë besim tek drejtësia. Mafia nuk është e pathyeshme, pasi si çdo gjë ka një nisje e një fund thoshte Falkone”, tha Mulaj gjatë fjalës së saj.

“Për shkak të eksperiencave të hidhura në përballje me drejtësinë, e kanë dëmtuar shumë besimin te institucionet. Është fakt se pa pastruar radhët tona dhe pa konfirmuar para publikut se jemi ndarë nga korrupsioni. Do të ishte e pamundur të rifillojmë përmbushjen e një prej betejave tonë më madhore atë të bindjes te publiku se edhe drejtësia shqiptare është e drejtë. Të gjithë kanë pasur të paktën një eksperiencë të hidhur në drejtësi, duke krijuar kështu bindjen se duhet të jesh i pasur për ta pasur atë. Ne jemi këtu për të provuar se shumë shpejt do të bëjmë ndryshimin epokal, që do të jetë shumë i vështirë. Transparenca dhe përçimi i saj te publiku është një dimension ekzistencial i punës sonë. Nëse nuk do arrijmë të rrisim besimin e qytetarëve te drejtësia ne nuk do të mund të përmbushim misionin tonë. Për këtë kemi nevojë për mbështetje. ‘Të bëhet drejtësi, edhe nëse qielli përmbyset’. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në emër të Shqipërisë së drejtë e të ndershme, të bëjmë drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen”, deklaroi Mulaj.

Theo Jacobs, përfaqësues i grupit të monitorimit u shpreh se gjykimi i këtij grupi do të jetë i paanshëm dhe objektiv mbi punën e komisionit të Vettingut.

“Ne për këtë jemi këtu. Për të parë dhe vlerësuar punën e komisionit të Vettingut, për të dhënë konkluzione të sakta, që burojnë nga eksperienca jonë, nga e drejta që meriton gjithë secili dhe mbi të gjitha paanësia dhe objektiviteti”, Jacobs.

 

Ambasadorja e Bashkimit Europianë, Romana Vlahuttin dhe Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu u shprehën se, sot është një ditë e madhe për vendin tonë.

“Në botë ka shumë lajme të këqija sot, por ju keni marrë një lajm të mirë”, tha Lu në përfundim të ceremonisë gjatë një prononcimi për mediat.

“Sot është ditë e gëzuar për Shqipërinë, pasi nis rrugën e saj proçesi i Vettingut”, tha Ambasadorja Romana Vlahuttin, gjatë prononcimit të saj.

Rama: Vendi meriton gjykatës e prokurorë të pakorruptuar

Organet e Vettingut, ashtu siç ishte paralajmëruar në shtator kanë nisur punën, për të shqyrtuar dosjet njerëzve të drejtësisë, duke përuruar godinën ku ata do të vendosen. Kryeministri Edi Rama i ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut!Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”, shkruan Rama.

Aktualitet

Archives