Një avion i ”Egyptair” zhduket nga radari

Një avion i kompanisë ajrore ”Egyptair”, me fluturim nga Parisi në Kajro është zhdukur nga radari ndërkohë që ishte në hapësirën ajrore të Egjiptit, njoftoi kompania e sipërcituar në Twitter.

Në bordin e aeroplanit ndodheshin rreth 70 persona, 58 pasagjerë, dy fëmijë dhe 10 persona të stafit dhe personelit të sigurisë.

Avioni me numër fluturimi MS804 ishte nisur nga aeroporti francez ”Charles de Gaule” dje në orën 23:09 dhe u zhduk nga radarët në orën 02:45, sapo ishte futur në hapësirën ajrore të Egjiptit, rreth 11 300 metra lartësi.

Aktualitet

Archives