Rama në Dubai. Bisedime për portet dhe linjë ajrore me Emiratet e Bashkuara

Kryeministri theksoi gjatë takimit nevojën për të nxitur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ndërsa ftoi sipërmarrësit nga Emiratet e Bashkuara Arabe që të investojnë në Shqipëri.

Turizmi dhe infrastruktura, sidomos portet detare, janë fushat që shihen më me interes mes dy vendeve. Gjithashtu, në takim të dy palët diskutuan edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Amirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet tona.

Lartësia e Tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum e falënderoi kreun e qeverisë shqiptare për vizitën, ndërsa shprehu gadishmërinë për të nxitur investimet në vendin tonë.

Aktualitet

Archives