Përvjetori i vdekjes së Alija Izetbegoviç, i biri: babai ia la Bosnjen amanet Erdoganit

Në Bosnje është përkujtuar 14-vjetori i ndarjes nga jeta të Aija Izetbegoviç, ish-presidentit të parë të këtij vendi pas rënies së Jugosllavisë dhe ndër burrat më të shquar boshnjakë referuar disa tipareve, njerëzore, politike dhe intelektuale.

Ndër ata që folën në ceremoni për të, ishte dhe i biri, Bekir Izetbegoviç. Ai bëri me dije një fakt të panjohur rreth të atit, një bidetë telefonike mes të ndjerit në fund të jetës, dhe Erdoganit, në atë kohë kryeministër i Turqisë.

“Im atë ia la si amanet Erdoganit (përkujdesje) Bosnjen. Dhe mendoj si ai po çon në vend mirë këtë amanet duke e ndenjur në krah shumë vendit tonë”, tha Bekir Izetbegoviç.

Ai gjithashtu shtoi se Alija Izetbegoviç bëri gjithçka për të shpëtuar paqen dhe për të parandaluar luftën.

Aktualitet

Archives