Kotzias të martën për një vizitë pune në Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, do të realizojë të martën një vizitë pune në Turqi…

Siç bën të ditur Ministria turke e Punëve të Jashtme përmes një komunikate me shkrim, në bisedimet ndërmjet ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias, do të merren në shqyrtim përgatitjet për takimin e 5-të të Këshillit të Bashkëpunimit me Nivel të Lartë, i cili parashikohet të mbahet në Selanik gjatë periudhës në vijim.

“Agjenda e bisedimeve përfshin gjithashtu vlerësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare”, theksohet ndër të tjera në komunikatën e MPJ turke.

Takimi i 4-t i Këshillit të Bashkëpunimit me Nivel të Lartë Turqi-Greqi ishte mbajtur në Izmir, më datë 8 mars 2016.

Aktualitet

Archives