Abuzim seksual me 3 të mitura, ndalohen 5 punonjës të Qendrës së Fëmijëve Shkodër

Një skandali i frikshëm me abuzime seksuale ka ndodhur me të miturit në Qendrën e Fëmijëve në qytetin e Shkodrës. Në lidhje me këtë Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e 5 punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën.

Sipas Prokurorisë rezulton se “tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.”

Pas sinjalizimeve të marra nga institucioni i Avokati i Popullit se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli, Prokuroria nisi hetimet në bazë të të cilave “janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale.”

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria e Shkodër ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, në vijim të hetimit për disa ngjarje të tronditëse që dyshohet se kanë ndodhur me fëmijët në këtë institucion.

Prokuroria e Shkodrës pak ditë më parë ka marrë sinjalizim nga institucioni i Avokati i Popullit, në bazë të të cilit kishte të dhëna se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli.

Prokuroria e Shkodrës ndërmorri menjëherë veprimet hetimore, në bazë të të cilave janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale.

Nga hetimi i deritanishëm është zbuluar edhe një fakt tejet i rëndë. Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e shtetasve:

  1. Llazani, ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër
  2. Camaj, punonjësve e Qendrës
  3. Nishani, punonjësve e Qendrës
  4. Rramolli, punonjësve e Qendrës
  5. Marku, punonjësve e Qendrës

Këto persona dyshohen për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”.

Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Shkodrës janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

prokuroria

Aktualitet

Archives