Rama: Policia e Shtetit baltoset nga politika dhe media, ndonëse i ka sekuestruar krimit 35 milionë euro

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në takimin me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit ne ministrine e Brendshme, ku deklaroi se Policia është institucioni me i sulmuar nga mediat dhe politika, ndërkohë qe i ka sekuestruar krimit 35 milione euro.

Rama tha se sot është dita e duhur për të ngritur disa çeshtje në vëmendjen tuaj dhe të publikut. Jam ndjerë vërtetë mirë nga rezultatet e deritanishme të vitit, por më vjen edhe keq kur përtej rezultateve, Policia e Shtetit ndeshet me shfaqje të papranueshme dhe me një furi të papranueshme. Një furi balte, akuzash, përpjekjesh, të cilat synojnë demotivimin e Policisë së Shtetit.

Rama më tej shtoi se u bënë katër vite që Policia e Shteti është institucioni më i sulmuar në Shqipëri. “Raporti i sulmeve të mediave ndaj Policisë së Shtetit krahasuar ndër vite është 10 /1. Nuk besoj se duhet shumë inteligjencë për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Sepse çdo ditë Policia e Shtetit është vënë në shënjestër të pandalshme dhe është baltosur e sakatuar pa pushim. Deri tani pa mbaruar muaj tetor i këtij viti Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 milione euro, ndërkohë që në vitin 2013 nuk bëhej asgjë nga Policia e Shteti”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se suksesi i Policisë së Shtetit është vlerësuar nga publiku, i cili nuk ha as bar dhe nuk ushqehet në corbën e politikës dhe të medias.

“Le të marrim kanabisin dhe t’i referihemi fakteve, shifrave, provave dhe jo propogandës dhe baltës. Po të hyjmë në krahasimin midis shifrave mes viteve, në vitin 2013 e dini përgjigjen. Ishte në Lazarat dhe u hap në të gjithë Shipërinë. Kjo është një e vërtetë e ngritur me një gjysëm të vërtetë. Një e vertetë publike e ngritur në një gjysëm të vërtete, sepse vetëm në Lazarat sipas raporteve të Policisë Italiane, në vitin 2013 u kultivua një sipërfaqe prej 390 hektarësh dhe u prodhuan 900 ton kanabis. Tani këto 900 ton kanabis, ku shkuan? Pse nuk i pamë në TV?! Pse nuk i lexuam kurrë në gazeta?! Pse nuk i dëgjuam kurrë nga goja e atyre që në atë kohë drejtonin në ministrine e Brendshme. Sepse ato ikën, u shitën matanë detit dhe paratë u ndanë matanë dhe këtej detit, poshtë dhe lartë”, tha Rama.

“Padyshim qe goditja e Lazaratit ishte një goditje, të cilën e morëm përsipër me një kurajo që të tjerët nuk e patën për 20 vite, me një vullnet që të tjerët s’e treguan për 20 vite dhe për një vetëdije që ishte fillimi i një lufte për një treg që gjendet matanë detit. I një lufte për një treg që pa diskutim ne kaluam një fazë të vështirë, por thuaje sa të duash, përsërite sa të kesh qef, nuk futet në kazan e vërteta e thjeshtë që kanabisi nuk ka qënë asnjëherë vetëm në Lazarat, por në të gjithë Shqipërinë, theksoi Rama.

Aktualitet

Archives