Në Shqipëri shënohet 25-vjetori i krijimit të Gjykatës Kushtetuese

Përmes një konference ndërkombëtare  në Tiranë është shënuar 25-vjetori i krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kreu i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, Zühtü Arslan.

Në konferencën ku merrnin pjesë drejtues të lartë të shtetit shqiptar, dhe përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare, mbajti një fjalë përshëndetëse Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili theksoi se Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj, ka arsyetuar qartë parimin e ndarjes së pushteteve.

Në 25 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta tha se ky insitucion ia ka dalë të përmbushë misionin e saj.

“…Pasi është me shumë rëndësi që sistemi gjyqësor në tërësi, përfshirë këtu edhe Gjykatën Kushtetuese duhet të vazhdojë ta përmbushë detyrën sipas ligjit me integritet, përgjegjësi dhe me të njëjtin përkushtim, pavarësisht nga sfidat…”.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama foli për besueshmëri të lartë ndaj institucionit të Gjykatës, si dhe u ndal në rastin ku kjo gjykatë shqyrtoi çështjen e kufirit detar me Greqinë. Rama tha se pavarësisht cështjeve të nxehta, institucionit iu kthye besueshmëria.

 “…Nëse ka një institucion të gjyqësorit shqiptar  ku sot mund të hyhet pa patur turp është pikërisht Gjykata Kushtetuese. Nuk ndodh shpesh në jetën e një institucioni që të fitojë simpati dhe mbështetje popullore sic ndodh me këtë gjykatë për çështjen e kufirit…”

Ndërsa kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja  tha se sfidat tashmë është organizimi dhe risturkturimi i insitucionit .

“…Vendimi i gjykatës së legjislacionit mbi pronat, mbi legalizimin e objekteve pa leje si dhe mbivlerësimin kalimtar të gjyqtarit dhe prokurorit të Republikës së Shqipërisë…”

 

konferencën ndërkombëtare me temë: “Europianizimi i së drejtës kushtetuese dhe konstitucionalizimi i së drejtës europiane – Sfidat e së ardhmes”, ishin gjithashtu të pranishëm kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, krerë të institucioneve kushtetuese shqiptare, juristë, gjyqtarë e prokurorë, etj.

 

Aktualitet

Archives