Deutsche Welle: A do të arrestohet Saimir Tahiri?

Parlamenti i Shqipërisë vendos sot për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, deputetit socialist Saimir Tahiri. Ai dyshohet për përfshirje në një grup kriminal për trafikim lëndësh narkotive.

Nga Deutsche Welle

Komisioni i Mandateve dhe Imunitetit në Parlamentin e Shqipërisë do të marrë sot në mesditë (20/10/2017) vendim lidhur me heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, deputet socialist, ish-ministër i Brendshëm. Mbledhja e këtij komisioni i përgjigjet kërkesës që i adresoi Parlamentit dje (19/10/2017) Prokuroria e Krimeve të Rënda, “për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit për t’i hapur rrugën një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, përmes arrestimit të tij ose heqjes së lirisë dhe kontrollit të banesës”.

Ish-ministri i  Brendshëm dhe deputeti socialist Saimir Tahiri dyshohet  për kryerjen e veprës penale të “trafikut të narkotikëve në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal që ka trafikuar sasira të mëdha të lëndës narkotike Cannabis Sativa nga Shqipëria në drejtim të Italisë”, thuhet në këtë njoftim. Prokuroria vë në dukje se “zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe bazuar në të dhënat e përftuara nga hetimet kërkon Parlamentit autorizimin për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri.

Aktualitet

Archives