Këshilli i Mandateve vendos sot për Tahirin

Këshilli i Rregullores Mandatit dhe Imunitetit të deputetëve do të mblidhet sot në mesditë, parashikuar në orën 11:00 për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Një ditë më parë Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se materiali i Prokurorisë tashmë i është dhënë të gjithë anëtarëve të Komisionit dhe ish-ministrit Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të ish-Ministrit Saimir Tahiri. Vendim që ka ardhur pas hetimeve të grupit Habilaj.

Pas vendimit që do të marrë Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit raporti duhet ti paraqitet kuvendit të paktën brenda katër javësh.

Urdhri i lëshuar nga Kryetari i Kuvendit citon këto pika:

1. Materiali i depozituar në Kuvend nga Prokuroria e Tiranës, t’u vihet në dispozicion brenda ditës së sotme të gjithë anëtarëve të Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe të Mandateve.

2. I njëjti material i vihet në dispozicion, brenda ditës së sotme, edhe deputetit Saimir Tahiri.

3. Brenda ditës së nesërme, datë 20, në orën 11, pranë selisë së Kuvendit mblidhet Këshilli i Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve.

4. Njoftimi i Prokurorit të Tiranës dhe deputetit Saimir Tahiri për vendin, orën dhe rendin e ditës së kësaj mbledhje.

Nga ana e tij ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një rrëfim të gjatë në emisionin “Opinion” ka folur gjatë për akuzat e ndaj tij, si dhe kërkesën e Prokurorisë për arrestim.

Tahiri është shprehur se kërkesa e Prokurorisë për të është jo korrekte, sepse ajo nuk kërkon ta hetojë, por me heqjen e mandatit do ta arrestojë.

“Unë po shkoj në burg, po arrestohem. Kjo është Shqipëria ku numëron fletët e bllokut dhe numëron 7 përqindshat, është presidenti i Republikës. E kam armik që nga dita e parë si ministër. Nuk më intereson fare. Kjo është Shqipëria Lorenc”, tha Tahiri.

Aktualitet

Archives