Faqja Kryesore TURQIA Koment – A e njohin … Koment – A e njohin Turqia dhe Ballkani mjaftueshëm njëra-tjetrën?

Vendet e Ballkanit kanë mangësi të mëdha informacionesh në lidhje me Turqinë.

Vendet e Ballkanit kanë mangësi të mëdha informacionesh në lidhje me Turqinë. Sidomos në vendet e Ballkanit Perëndimor, punimet serioze në lidhje me Turqinë janë shumë të rralla. Përveç Greqisë dhe pjesërisht Bullgarisë, vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë interesuar në mënyrën e duhur për Turqinë, vitet e fundit kanë menduar dhe janë duke u përpjekur për të mësuar rreth saj. Kurse paragjykimet historike dhe mungesa e informacionit rreth Turqisë, mund të bëhet shkak për vlerësimin e gabuar të politikës së saj të jashtme.

Pavarësisht se Turqia, i sheh pozitivisht marrëdhëniet historike që ka me Ballkanin, populli i këtij rajoni, historinë e përbashkët në fjalë e percepton negativisht. Në Ballkan, disa rrethe nacionaliste, edhe për disa fatkeqësi dhe gabime që përjetohen sot e kësaj dite në vendet e tyre,  tregojnë tendencën për të fajësuar periudhën osmane. Veçanërisht pas luftërave të përjetuara në Ballkan gjatë periudhës 1912-1913, në vendet e Ballkanit u krijuan memorie kolektive të reja, kështu që njerëzit e rajonit e kujtuan të shkuarën në një mënyrë jo realiste.

Madje edhe në ditët tona, në librat e historisë së vendeve të Ballkanit, periudha osmane vazhdon të tregohet sikur të kishte qenë një periudhë e errët. Kohët e fundit, paralelisht me prezencën më dinamike të Turqisë në Ballkan, filluan të gjallërohen paragjykimet kundrejt turqve.

Në Republikën Serbe që përbën 49% të Bosnje-Hercegovinës, qëndron problemi më serioz i paragjykimit dhe mungesës së informacionit në lidhje me Turqinë. Pasi ndër vendet e Ballkanit, kritikat më radikale ndaj politikës së jashtme turke, vijnë nga etnika e Republikës Serbe.

Udhëheqësit, politikanët dhe intelektualët e këtij etniciteti, mundohen që në çdo rast ta nxjerrin Turqinë sikur kërkon që në mënyrë të fshehtë të shtijë në dorë Ballkanin. Turqia jo vetëm që nuk ka një qëllim të tillë por edhe një diçka e tillë nuk është e mundur. Por kjo gjendje, nuk ndryshon të vërtetën se në Republikën Serbe ekziston një turko-fobi.

Për shumicën e njerëzve në Ballkan, ndjekja e zhvillimeve në Turqi dhe politikën e saj të jashtme, nuk është një temë parësore. Nga aspekti i këtyre njerëzve, ashtu si është sjellja dhe aktivitetet e instituteve turke në vendet e tyre, ashtu është edhe Turqia. Kjo gjendje tregon se puna e përfaqësive të instituteve turke në Ballkan nuk është aspak e lehtë dhe për këtë arsye ata duhet të punojnë në mënyrë të përshtatshme me sensibilitetin e vendeve në të cilat gjenden.

Edhe premtimet e bëra nga disa nënshtetas turq gjatë vizitave në rajon, mund të vejnë në pozitë përfaqësitë turke në këto vende. Ata që shëtisin në vendet e Ballkanit sikur të ishin përfaqësuesit e Turqisë edhe pse nuk kanë asnjë autorizim dhe premtimet e panumërta që ata bëjnë, mund të bëhet shkak që Turqia të përmendet si një vend “që nuk e mban fjalën”.

Në boshtin Turqi-Ballkan mund të thuhet se mungesa e informacionit është reciproke. E thënë ndryshe, mund të vihet në pyetje se sa e njeh Turqia Ballkanin. Turqit, në përgjithësi, Ballkanin që sot ka ndryshuar plotësisht, e kujtojnë si në fotografitë e mbetura nga periudha osmane. Kështu që kur shkojnë në këtë rajon, ato që shohin janë shumë ndryshe nga ato që shpresojnë.

Përveç një ose dy burimesh, vitet e fundit, media e shkruar turke sillet sikur nuk interesohet shumë me Ballkanin. Nga ana tjetër, në kanalet më të njohura televizive turke, diskutimet e drejtpërdrejta në lidhje me Ballkanin, sa vijnë edhe po rrallohen.

Po të studiojmë të dhënat në kuadër të Këshillit për Arsimin e Lartë në Turqi, në vitet e fundit vihet re një rënie në numrin e tezave të studimit të lartë dhe doktoraturës në lidhje me Ballkanin.

Pasi gjatë viteve 2008-2010, në universitet në Turqi, është përjetuar një rënie 54% për tezat e studimit të lartë dhe doktoraturës në lidhje me Ballkanin. Në këtë kuadër, krahas periudhës më të qetë që po kalon Ballkani, mund të kuptohet se po përjetohet një rënie e interesit akademik për Ballkanin dhe drejtimin e këtij interesi në rajone të tjera.

Turqia, përveç dëshirës për të qenë një mike e mirë e vendeve të Ballkanit, nuk ka asnjë pritshmëri tjetër. Por përsëri, Turqia nuk ja tregon dhe nuk e shpjegon mjaftueshëm veten këtij rajoni gjeografik. Për këtë arsye është me vlerë që në lidhje me këtë temë të behet një studim gjithëpërfshirës.  Institutet e mendimit dhe universitet në Turqi dhe Ballkan, mund të jenë përparoja e një studimi të tillë të përbashkët.

Aktualitet

Archives