Trajneri i P. Beogradit: Rezultat i kënaqshëm, u befasova me mikëpritjen

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Dukiç, deklaroi pas ndeshjes për “Supersport” se: “Jemi shumë të kënaqur me rezultatin. Më vjen keq që nuk mundëm të shënonim, sepse krijuam shumë raste”.

Nuk pati asnjë problem, në fushë ishte një ndeshje shumë e fortë dhe kam përshtypjet më të mira.

Jemi të kënaqur dhe duam që me këtë mikëpritje të jemi  edhe ne në Beograd, por me rezultat tjetër.

Grupi është pak a shumë i barabartë. Ndeshjet në vijim do të vendosin se kush kalon në fazën tjetër dhe jo.

Unë besoj se do të kemi një ndihmë të madhe nga tifozët tanë në Beograd. Të shohim më pas se çfarë do të ndodhë në fushën e lojës.

Aktualitet

Archives