Xhafaj për dosjen “Habilaj”: Çështje e drejtësisë italiane, pres hetimet

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka komentuar dosjen e “Habilajve” duke deklaruar se kjo është një çështje që i përket drejtësisë italiane që ka iniciuar hetimet dhe nuk ka lidhje me policinë e shtetit shqiptar.

Xhafaj tha se nuk i përket llojit të politikanëve që flasin para se drejtësia të thotë fjalën e saj.

Xhafaj: Është një çështje që nuk i përket policisë së shtetit është një çështje që i përket drejtësisë. Është iniciuar dhe vazhdohet nga drejtësia italiane. Pjesa tjetër, unë besoj se nuk bëj pjesë tek ata njerëzit që të flas pa fund dhe për asgjë. Në këtë rast kur flet drejtësia, kur janë çështje që i përkasin drejtësisë nuk ka pse flet Ministria dhe Ministri.

Pyetje: Strukturat e inkriminuara kanë të bëjnë me kanabizimin e vendit?

Xhafaj: Kam një vit që merrem me këtë çështje, kam vetëm një muaj por ju vlerësoj juve për pritshmëritë e larta që keni ndaj meje. Prisni, duroni dhe do të shikoni.

Aktualitet

Archives