Facebook di sekretet tuaja më të errëta

Opsioni në Facebook ‘Persona që mund të njihni”jo vetëm të lejon të gjesh miqtë e vjetër por mund të shndërrohet në një ‘Big Brother’ i cili është në gjendje të zbulojë të gjitha sekretet e tua.

Një fakt të tillë e dëshmojnë disa të dhëna te teknologjisë Gizmodo, ku algoritmi i rrjetit social u vendos në kontakt me njerëz të papritur ,nga klientë të një prostitute deri tek pacientët e një psikiatrie.

Në rastin e zbulimit të prositutës e cila jeton në Kaliforni, gruaja në rrjetin social u pa se këshillonte si miq disa klientë ndonëse emaili dhe telefoni që përdorte për punë ishte i ndryshëm dhe nuk kishte një profil tjetër facebook.

‘Kush shkon me një prositutë është shumë I kujdesshëm për privatësinë, përdorin emra,adresa të ndryshme. Në këtë rast ka persona të vecantë që shtojnë masa sigurie në mënyrë që të mos identifikohen, e megjithatë pavarisht kësaj përpjekjeje emrat e tyre të vërtetë dalin në FB.

Një shpjegim për këtë rast thotë se Facebook përdor informacione të kriptuara të aplikacioneve të tjera të telefonit.

Aktualitet