Obama: Myslimanët janë partneri më i rëndësishëm i SHBA-ve në luftën antiterrorizëm

B.Obama“Myslimanët e Amerikës janë partneri ynë më i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Presidenti amerikan, Barack Obama, duke theksuar se paragjykimet ndaj myslimanëve nuk bëjnë gjë tjetër veçse fuqizojnë radikalët.
Gjatë konferencës javore për shtyp, Presidenti Obama tërhoqi vëmendjen mbi kontributin madhor, që myslimanët amerikanë kanë dhënë dhe japin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të paragjykosh dhe të ofendosh myslimanë është kundër vlerave tona”, theksoi ai.

Duke nënvizuar se qëllimi kryesor i terroristëve është nxitja e armiqësive mes njerëzve, kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se sjelljet e këqija ndaj myslimanëve dhe diskriminimi i tyre mund të sjellë si rezultat anëtarësime të reja në radhët e organizatave terroriste.

Ted Cruz, një nga kandidatët paraprakë të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në SHBA, propozoi patrulla policore në lagjet me shumicë myslimane menjëherë pas sulmeve terroriste në Bruksel, ndërsa kandidati tjetër republikan, Donald Trump, kërkon prej kohësh ndalimin e përkohshëm të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualitet

Archives