Erdoğan dhe Vuçiç shëtitën në Novi Pazar dhe biseduan me qytetarët

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i cili qëndron për vizitë dyditëshe më Serbi, sot në shoqërim të presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiç shëtiti nëpër Novi Pazar, dhe me këtë rast bisedoi me qytetarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan sot në mëngjes udhëtoi në Novi Pazar, ku me shumë entuziazëm e pritën mijëra qytetarë të mbledhur në qendër të qytetit.

Pas adresimit para të tubuarve në godinën e administratës së qytetit, Erdoğan së bashku me Vuçiçin shëtiti nëpër shëtitoren kryesore të qytetit në Novi Pazar, ndërsa me këtë rast hasën në interesim të madh të qytetarëve, me të cilët biseduan dhe u fotografuan.

Ndryshe, me rastin e ardhjes së presidentit turk, në Novi Pazar mbizotëron atmosferë festive. Qytetarët e mbledhur mbajnë flamuj shtetëror të Turqisë dhe Serbisë, si dhe flamuj të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), kryetar i së cilës është Erdoğan. Afër rrugës së godinës së administratës së Novi Pazarit u theksua një transparent i madh “Vuçiç- Erdoğan”.

Gjatë shëtitjes nëpër qytet mund të shiheshin pankarta me porosi mbështetjeje për Erdoğanin, ndërsa disa brohorisnin edhe emrin e tij.

Erdoğan dhe Vuçiç më herët në administratën e qytetit u takuan me kryetarët e komunave të Novi Pazarit, Rashkës, Kraljevës, Sjenicës, Tutinit, Prijepoljes, Nova Varoshit dhe Pribojit, ndërsa u nënshkruan edhe katër marrëveshje mes komunave serbe dhe organizatave të Republikës së Turqisë, lidhur me ndërtimin ose rikonstruimin e më shumë objekteve. Në takim ishin të pranishëm shumë ministra nga Turqia dhe Serbia.

Në Serbi me presidentin e Erdoğan qëndron bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, si dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura, gjenerali Hulusi Akar, zëvendës kryeministri Fikri isik, ministri i Punëve të Jashtne Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjetikës dhe Resurseve Natyrore Berat Albayrak, ministri për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori Omer Çelik, ministri i Ambientit dhe Urbanizmit Mehmet Ozhaseki, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë Ahmet Esref Fakibaba, ministri i Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave Veysel Eroglu, ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikimeve, Ahmet Arslan.

Aktualitet

Archives