Përkujtohet vrasja e deputetëve, Basha thotë se është i turpëruar nga Ruçi

Në përkujtimin e 70 vjetorit të vrasjes së grupit të deputetëve u mbajt një aktivitet në Kuvend ku kryetari i PS-së njëkohësisht kryeministri Rama mbajti fjalën, së bashku me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Basha u shpreh se ndihej i turpëruar që Kuvend ishte pjesë e një kuvendi që drejtohet nga një pjesë aktive e asaj klike kriminale.

Basha: “70 vite pas vrasjes së deputetëve unë ndjehem i turpëruar që jam pjesë e një kuvendi që drejtohet njëri prej atyre që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau dhe dhunoi shqiptarët që donin lirinë dhe dinjitetin e njeriut.

Ndihem i trishtuar që 27 vjet pas rënies së komunizmit ky vend ende vazhdon që  të ketë në krye të instituticioneve njerëz të edukuar dhe stërvitur me mësimet e Enver Hoxhës, të ushtruar me frymën dhe praktikën enveriste.

Jam po aq i dëshpëruar që pas 70 vitesh Kuvendi i sotëm ka njerëz që nuk kanë as ngjashmërinë më të vogël me martirët e demokracisë shqiptare dhe janë vite dritë larg tyre për nga karakteri dhe integriteti njerëzor, për nga formimi intelektual, për nga aftësitë dhe kontributi personal dhe mbi të gjitha nga aftësia për ta dashur pa kushte vendin dhe bashkëqytetarët e tyre.

Ky është dështim i ynë , i gjithë shoqërisë tonë, i politikës dhe i intelektualëve të ndershëm të këtij vendi. Së fundmi ndjehem i revoltuar që me paratë e taksapaguesve shqiptarë këto katër vite infrastrukura çnjerzore e sigurimit të shtetit dhe të aparatit të dhunës së komunzimit është kthyer në tërheqje turistike duke u trajtuar si diçka argëtuese ndërkohë që nuk asnjë moment apo përkujtimore për viktimat e komunizmit dhe vuajtjet e tyre.

Basha thotë se PD do të propozojë nisma si dhe do të propozojë që buxhetin e ardhshëm të përfshihet një fond për studimin dhe botimin e historive kriminale të komuinizimit.

Lulzim Basha:  “Sot dua të zotohem se së bashku me Partinë Demokratike do të punojmë që kjo të ndryshojë dhe ka ende shumë që ne mund të bëjmë.

Së pari, ne duhet të gjejmë dhe të identifikojmë të gjitha eshtrat e viktimatve të komunizmit ende të pazbuluara. Së dyti, duhet të nderojmë emrat dhe kontributin e të gjithë martirëve të vërtetë të demokracisë dhe pluralizmit shqiptar. Duhet ti kujtojmë  kujtojmë ata, duhet të rrëfejmë jetën e tyre, sakrificat, tragjeditë që janë akte të tragjedisë sonë kombëtare nën diktaturën e Enver Hoxhës. 

Së treti, duhet të tregojmë krimet e komunizmit dhe historinë tragjike se si një popull i tërë ra në kthetrat e përgjakura të komunizmit dhe iu nënshtrua atij për gati 5 dekada.  Së katërti, duhet ti presim rrugën njëherë e mirë drejtuesve të lartë komunist nga drejtimi i vendit.  Së pesti, të ndalojmë  festimin publik të shenjave, simboleve dhe  figurës së Enver Hoxhës e figurave të tjera gjakatare të regjimit të tij.

Ne do ti prezantojmë Kuvendit akte konkrete për përmbushjen e këtyre objektivave, jo vetëm ligje dhe amendamete por do të kërkojmë që nisur nga buxheti i vitit të ardhshëm të përfshihet një fond për studimin, hulumitimin dhe botimin e historive kriminale të komunizmit dhe viktimave të tij”

Aktualitet

Archives