Farati e ftoit, kuron dhimbjen e fytit dhe kollën

Farat e ftoit kanë vlera të shumta terapeutike dhe luftojnë inflamacionin. Nëse i vendosni në ujë, atëherë farat do të fryhen dhe do të formojnë një substancë ngjitëse që ka efekt qetësues dhe zbutës nëse e konsumoni.

Shumë vende të botës, i përdorin farat për të trajtuar problemet me fytin apo kollën. Farat hidhen në ujë dhe më pas lëngu pihet si shurup kundër kollës.

Ky shurup përdoret zakonisht për fëmijët, sepse nuk përmban alkool dhe është 100 përqind natyral.

Hidhni një lugë gjelle me fara në 300 ml ujë të nxehtë. Mbulojeni enën dhe lërini të qëndrojnë për pak kohë.

Lëngun mund ta pini të ngrohtë ose në temperaturë ambienti. Lëngu është zakonisht i hidhur, ndaj ju këshillojmë të shtoni pak mjaltë.

Nëse pini tre deri në katër gota në ditë, kolla juaj do të ndalet. Ky lëng këshillohet më shumë se shurupët farmaceutikë, sepse është 100 përqind natyral.

Aktualitet

Archives