Autoritetet kërkojnë me ngulm arsyen e sulmit në Las Vegas

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën, dhe 527 të tjerë janë plagosur nga sulmi i ndodhur mbrëmjen e së dielës në Las Vegas. Rreth orës 22:30 të mbrëmjes, Stephen Paddock hapi zjarr në hotelin Mandalay Bay Resort, ku të paktën 22.000 persona ishin mbledhur për të parë koncertin e Jason Aldean. Policia e gjeti autorin e masakrës të vdekur në dhomën e tij të hotelit, duke i lënë mister të gjitha arsyet se përse ai e kreu sulmin.

Disa prej personave të pranishëm në hotelin ku ndodhi ngjarja kanë rrëfyer për autoritetet atë që ndodhi brenda sallës ku po mbahej koncerti.

Një prej dëshmitareve tregon se si të shtënën e parë e ka dëgjuar teksa nisi kënga e parë. “Dukej sikur zhurma po vinte nga qielli” – u shpreh për CNN Kimberly Folle. Më pas ajo ka bërrtitur se janë të shtëna me armë dhe u ka bërë thirrje njerëzve të uleshin poshtë.

“Disa njerëz nuk më besuan që ishte reale. Disa të tjerë menduan se ishin fishekzjarre. Disa menduan që ishte pjesë e shfaqes. Dhe disa të tjerë ishin totalisht në shok. “ – u shpreh një tjetër i mbijetuar, Rusty Dees.

Sipas dy dëshmitarëve që kanë folur për CNN, njerëzit ishin të gjithë duke u kujdesur për njëri tjetrin. Ishin të bashkuar dhe po përpiqeshin me çdo kusht të mbijetonin. Njerëz që vraponin, fshiheshin, ulërima, gjak, ishin ajo çfarë u pa gjatë asaj mbrëmjeje të tmerrshme.

Presidenti Trump e ka cilësuar këtë sulm si një “e keqe e pastër”. Autoritetet nga ana tjetër e kanë cilësuar si sulmin më të madh që ka parë Amerika.

Aktualitet

Archives