Kuqezinjtë zhvillojnë seancën e radhës, Agolli dhe Hysaj stërviten të diferencuar

Ditën e djeshme skuadra Kombëtare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci. Kuqezinjtë janë grumbulluar në kompleksin “Tropikal” dhe risia më e madhe ishte Enea Koliçi.

Portieri i kampionëve zuri vendin e Thoma Strakoshës, pasi ky i fundit është dëmtuar dhe po ndjek një seancë rehabilitimi. Dje “gardiani” i kuksianëve u stërvit me Hoxhën dhe Berishën për dy sfidat e radhës kundër Spanjës dhe Italisë.

Në sy ra stërvitja e diferencuar e Agollit dhe Hysajt. Të dy kanë probleme të vogla fizike, por në dy sfidat e ardhshme priten të jenë titullar.

Panucci gjatë konferencës së djeshme për shtyp ku prezantoi dy ndeshjet e fundit eliminatore ndaj Spanjës dhe Italisë, u shpreh se ato nuk janë aspak përballje të lehta.

Panucci i ka konsideruar si më të rëndësishmet për imazhin e Shqipërisë, dhe për këtë arsye ai ka njoftuar se nuk do të bëjë eksperimente, por do të zbresë në fushë grupin historik të kombëtares, me “kushtin” e vetëm që të shndërrohen në “11 luanë”.

Aktualitet

Archives